Një tjetër vjedhje e rëndë është regjistruar të dielën në rajonin e Podujevës, raporton Llapi.info.
Rastin e ka konfirmuar edhe Policia e Kosovës në raportin e saj ditor. Sipas Policisë së Kosovës, vjedhja ka ndodhur në fshatin Sfeçël të kësaj komune.
“Fshati Sfeqël, Podujevë 18.10.2020-18:00. Ankuesi m/k ka raportuar se të dyshuar të panjohur me forcë kanë depërtuar në shtëpinë e tij, me ç’rast kanë vjedhur tri ora dore, stoli ari dhe para të gatshme”, ka thënë PK.
Pa dhënë detaje tjera, rasti në Policinë e Kosovës është cilësuar si “vjedhje e rëndë”.
Siç mëson Llapi.info, shtëpia nga kjo vjedhje është demoluar, derisa janë vjedhur edhe gjëra të tjera.
Ndërkohë, vetëm gjatë vitit 2019, në këtë komunë kishin ndodhur 361 raste të raportuara për vjedhje. Prej tyre, 199 kanë qenë të rënda, kurse janë arrestuar vetëm 12 persona./Llapi.info






