Një aksident trafiku ka ndodhur sot rreth orës 17:00 në magjistralen Prishtinë – Podujevë, përkatësisht në fshatin Bërnicë, raporton Llapi.info.
Në këtë aksident kanë qenë të përfshira tri vetura, ku për pasojë kanë mbetur të lënduar katër persona.
Lajmin për Llapi.info e ka konfirmuar edhe zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Arlinda Rexhepi.
“Me datë 19.10.2020 rreth orës 17:00 në fshatin Bërnicë në Prishtinë është raportuar për një aksident trafiku mes 3 veturave, ku si pasojë tretman mjekësor kanë marr 4 persona. Në vendngjarje kanë dalur të gjitha njësitë kompetente për trajtim të rastit”, ka thënë Rexhepi.
Marrë parasysh statistikat ditore të PK-së, vetëm dje në nivel vendi kanë ndodhur 32 aksidente, 11 prej tyre kanë rezultuar me persona të lënduar./Llapi.info







