Kompania e distribuimit të energjisë elektrike në Kosovë, KEDS, ka njoftuar se të hënën dhe të martën për shkak të punimeve në projekte do ketë ndërprerje të energjisë elektrike, raporton Llapi.info.
Sipas njoftimin, pa rrymë disa lokalitete do të mbesin deri në tetë orë, e disa tjera deri në pesë orë.
“Në NS 220/35/10(20)kV Podujeva do të ndërprehet: NS 10/04kV Furra Laura (kodi: 14000001004 ) prej orës 09:00 – 17:00.
Vendet: Një pjesë e rr. Skënderbeu, një pjesë e rr.Valon Hasani,
Arsyeja: Projekti “Zgjerimi dhe Perforcimi i Rrjetit 2019”, LOT 10 Prishtina -kyqja e konsumatoreve ne rrjetin e ri”, thuhet në njoftim.
“Nga TS 220/35/10kV Podujeva dhe TS 35/10kV Mazgiti do të ndërprehet: NS 35/10kV Koliqi (kodi 140160) dhe NS 35/10kV Batllava (kodi 140150), pa tension mbesin të gjitha daljet 10kV prej orës 14:00 deri ne ora 20:00.
Vendet: TS Halabak, TS Dyzi 1 dhe 2, TS Tërrnavë, dhe TS Bellopojë 1,2,3,4 TS Private (Bellopojë), Ujësjellsi rajonal “Batllava”, Batllava, Gërdovci, Bellopoja dhe Lluga. Xhamia e Vjetër, Kalatica, Braina, Berveniku, Bllata, Metergovci1 dhe 2,Orllani, Vikendicat, Te Zahir Pajaziti dhe MAP Burgu i Sigurisë së Lartë,
Arsyeja: Instalimi i SCADA-së, faza e III-të”, ka njoftuar tutje KEDS-i.
“Në NS 220/35/10kV Podujeva do të ndërprehet: Dalja 10kV Sillosi ( Kodi: 14000006) nga ora 09:00 deri 13:00.
Vendet: Qendra, Letanci, Sillosi.
Arsyeja:Ndrrimi i kabllove te tensionit te mesen ne projektin Lot 4 2019, Brecalitl
Në NS 220/35/10kV Podujeva do të ndërprehet: Dalja 10kV Livadica( Kodi: 14000011) nga ora 09:00 deri 13:00.
Vendet: Dumnicë, Shtedim, Mirovc, Livadicë dhe Dogana.
Arsyeja: Ndrrimi i kabllove te tensionit te mesen ne projektin Lot 4 2019, Brecalit”, përfundon njoftimi i KEDS-it./Llapi.info






