Lokale - eSIMy

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK’së, Arben Gashi e ka quajtur deklaratë të dëmshme thirrjen e kryetarit të VV’së Albin Kurti drejtuar shqiptaro-amerikanëve për të votuar Joe Bidenin në zgjedhjet e 3 nëntorit në ShBA.

Gashi ka thënë se deklarimi i Kurtit përbënë ndërhyrje në punët e brendshme të ShBA’së.

“Deklarimi i ish-kryeministrit për zgjedhjet në SHBA përbën ndërhyrje në punët e brendshme të një shteti mik. Dëmi do të jete disadimensional”, ka shkruar Gashi.

Sot gjatë ditës kreu i VV’së, Albin Kurti me anë të një video-mesazhi në gjuhën angleze u ka bërë thirrje shqiptaro-amerikanëve që të votojnë për kandidatin demokrat Joe Biden në zgjedhjet presidenciale në ShBA.

Albin Kurti: Votoni për Joe Biden president të SHBA-ve, është një mik i madh i shqiptarëve

Albin Kurti: Votoni për Joe Biden president të SHBA-ve, është një mik i madh i shqiptarëve (Video)

Gepostet von Llapi.info am Freitag, 16. Oktober 2020