“Postin e presidentit dhe kryeministrit nuk e kam menduar kurrë”.
Kështu ka deklaruar biznesmeni, Ramiz Kelmendi në “Dhoma e Rrëfimit”, duke theksuar se ai është i interesuar për një post tjetër.
“Këto poste kërkojnë angazhim të përgjithshëm, në lami të përgjithshme dhe si i tillë nuk kam dashur të lëshohem. Për arsye se duhet qëndruar jashtëcdo biznesi dhe të kalojë më shumë kohë me njerëz në terren. Atë veti nuk e kam dhe prandaj nuk kam synuar asnjëherë”.
Tutje, ai ka theksuar se është i interesuar vetëm për një post i cili edhe sot po t’i ofrohej do të hynte në qeveri.






