Lokale - eSIMy

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës tha se në 24 orët e fundit ka regjistruar 77 raste të reja pozitive me koronavirus, pas testimit të 649 mostrave, raporton Llapi.info.

Brenda 24 orëve nuk është raportuar asnjë rast i vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv.

Sipas ISKHPK-së, dy raste të reja me COVID-19 janë nga Komuna e Podujevës. Një në qytet dhe një në fshatin Dumnicë e Poshtme.

“Rastet pozitive janë nga komuna Prishtinë 46 raste, komuna Fushë Kosovë 7 raste, komuna Gjakovë 5 raste, komuna Vushtrri 4 raste, komuna Gjilan 3 raste, komuna Mitrovicë 3 raste, komuna Deçan 2 raste, komuna Drenas 2 raste, komuna Podujevë 2 raste dhe me nga një rast komunat Ferizaj, Lipjan dhe Shtime”, thuhet në njoftim.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 59 pacientë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 14.519.

Marrë parasysh në të dhënat e fundit, që prej shfaqjes së rasteve të para me koronavirus në Kosovë më 13 mars, numri i përgjithshëm i të infektuarve ka arritur në 16.502 . Ndërkaq, raste aktive, sipas të dhënave të IKSHPK-së janë 1.333./Llapi.info