Një motoçikletë është përfshirë nga flakët pak minuta më parë në rrugën Zakutë-Dobërdol të Podujevës, raporton Llapi.info.
Sipas pamjeve që lexuesit i kanë dërguar në Llapi.info, shihet motoçikleta e përfshirë nga zjarri midis kësaj rruge.
Ende nuk dihet nëse ka të lënduar si pasojë e këtij incidenti, gjersa Llapi.info është në pritje të informacioneve nga Policia e Kosovës.
Më poshtë pamjet e dërguara: