Lokale - eSIMy

Shefi i grupit parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës, Fatmir Rudari, ka reaguar pasi nga Komuna e Podujevës nuk janë duke u mbajtur debate publike me qytetarë, për zgjedhjen e këshillave të fshatrave dhe lagjeve të qytetit, njofton Llapi.info.

Sipas Rudarit, kjo po bëhet për shkak të pandemisë COVID-19, derisa ka shtuar se debatet tjera, të cilat siç i ka quajtur ai, “për qëllimet e saj”, po mbahen pa problem.

“Komuna e Podujeves “i respekton” masat anti covid vetëm kur bëhet fjalë për zgjedhjen e këshillave të fshatrave dhe lagjeve të qytetit. Për aktivitete tjera nuk vlejnë këto masa! Rregullorja për organizimin dhe bashëpunimin e Komunës me fshatrat, vendbanimet dhe lagjet urbane në territorin e Komunës së Podujevës, kishe ardhur në kuvend me dt. 09 shtator 2020, e cila pasi të kalon në kuvend duhet të organizohet debat publik me qytetarë, mirëpo ekzekutivi u arsyetua që për shkak të gjendjes së krijuar nga pandemia, nuk munden që të organizojnë debat publik me qytetarë. Por kjo nuk ndodhë kur këto debate i organizon komuna për qëllimet e saj”, ka shkruar ai në Facebook.

“Mjafton te shikohet uebsajti apo faqja zyrtare e komunës në facebook dhe aty shihen aktivitetet e nënkryetarit që i bënë ai, duke mos u respektuar masat anti covid. Kjo është shumë shqetësuese. Po ditëve të shtuna, kur rruga “Afrim Zhitia” dhe rrugët tjera përcjellëse ku nuk ke si kalon prej njerëzve?! A vlejnë masat anti covid?! Prandaj ky pushtet nuk e ka hallin e qyetarëve por interesin personal, sepse sipas të gjitha gjasave ky pushtet nuk do të mundet më ti zgjedh sikurse deri më tani militantët e familjarët në pozitat e këshillave të fshatrave dhe lagjeve të qytetit të Podujevës”, thotë Rudari.

Mos miratimin e saj e ka quajtur kryekëput politik edhe nga shoqëria civile. Ndërkohë, për këtë çështje debat i ashpër është zhvilluar në Kuvendin e Podujevës./Llapi.info

Komuna e Podujeves “i respekton” masat anti covid vetëm kur bëhet fjalë për zgjedhjen e këshillave të fshatrave…

Gepostet von Fatmir Rudari am Dienstag, 13. Oktober 2020