Një person është arrestuar të dielën mbrëma në pikë kalimin kufitar në Merdare, raporton Llapi.info.
Sipas Policisë së Kosovës, arrestimi i tij është bërë në bazë të urdhëresës së lëshuar nga gjykata.
“Pika Kufitare Merdare, 10.10.2020 – 22:20. Në bazë të urdhëresës së lëshuar nga gjykata është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar dhe i njëjti është dërguar në vuajtje të dënimit”, ka njoftuar PK.
Përveç se është bërë e ditur se i dyshuari ka qenë në kërkim, Policia s’e ka bërë ditur arsyen e vënies së prangave./Llapi.info






