Dy raste të reja me koronavirus janë konfirmuar të hënën në Komunën e Podujevës, raporton Llapi.info.
Sipas Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik (IKSHPK), dy rastet janë nga fshati Llapashticë e Poshtme. Në lidhje me këto, epidemiologia e Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare në Podujevë, Bedrie Rama, kanë shtuar se ata kanë qenë në vetë-izolim dhe të njëjtat janë me vendbanim në Fushë-Kosovë.
Epidemiologia Rama ka theksuar se në këtë komunë ka shkuar në 20 numri i viktimave me virusin korona, derisa rasti i fundit i vdekjes është nga qyteti.
“Sot kanë qenë dy raste pozitive me COVID-19. Aktualisht aktivë me këtë virus janë 27 qytetarë, ndërkaq numri i të shëruarve ka arritur në 574. Ndërkohë, numri i personave që kanë ndërruar jetë ka shkuar në 20”, ka thënë Rama për Llapi.info.
Më tej, Rama ka shtuar se edhe 35 qytetarë janë në pritje të rezultateve nga Institutit Kombëtar i Shëndetit Publik.
Që nga shpërthimi i pandemisë në Kosovë më 13 mars, në Podujevë pozitivë për koronavirus kanë rezultuar mbi 600 persona.
Rasti i parë ishte konfirmuar më 15 mars, derisa edhe viktima e parë në Kosovë, sipas IKSHPK-së, ka qenë nga po kjo komunë. Deri më tani janë anë testuar rreth 2,500 llapjanë.
Në anën tjetër, Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës tha se në 24 orët e fundit ka regjistruar 68 raste të reja pozitive me koronavirus, pas testimit të 702 mostrave. Në 24-orëshin e fundit po ashtu janë shëruar 33 pacientë.
Marrë parasysh në të dhënat e fundit, që prej shfaqjes së rasteve të para me koronavirus në Kosovë më 13 mars, numri i përgjithshëm i të infektuarve ka arritur në 16.247. Ndërkaq, raste aktive, sipas të dhënave të IKSHPK-së janë 1.231./Llapi.info






