Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës tha se në 24 orët e fundit ka regjistruar 68 raste të reja pozitive me koronavirus, pas testimit të 702 mostrave, raporton Llapi.info.
Brenda 24 orëve është raportuar një rast i vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv (1 rast Klinika Infektive, QKUK).
Sipas ISKHPK-së, dy raste të reja me COVID-19 janë nga Komuna e Podujevës, gjegjësisht të dyja rastet nga fshati Llapashticë e Poshtme.
“Rastet pozitive janë nga komuna Prishtinë 21 raste, komuna Gjilan 11 raste, komuna Gjakovë 10 raste, komuna Deçan 6 raste, komuna Pejë 6 raste, komuna Viti 3 raste, komuna Malishevë 2 raste, komuna Podujevë 2 raste dhe me nga një rast komunat Ferizaj, Klinë, Lipjan, Mitrovicë, Prizren, Shtime dhe Vushtrri”, ka njoftuar Instituti.
Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 33 pacientë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 14.368.
Marrë parasysh në të dhënat e fundit, që prej shfaqjes së rasteve të para me koronavirus në Kosovë më 13 mars, numri i përgjithshëm i të infektuarve ka arritur në 16.247. Ndërkaq, raste aktive, sipas të dhënave të IKSHPK-së janë 1.231./Llapi.info






