Një veturë zyrtare e Policisë së Kosovës është parë e parkuar gabimisht përballë sheshit të qytetit në Podujevë, shkruan Llapi.info.
Sipas pamjeve që lexuesit i kanë dërguar në Llapi.info, shihet vetura zyrtare që e parkuar në trotuar, e që sipas dëshmitarëve e njëjta s’ka qenë në intervenim, derisa pengonte këmbësorët.
Sipas tyre, përveç veturës së Policisë, edhe automjete tjera në këtë anë pengonin lëvizjes e lirë të këmbësorëve.
Ndërkohë, ligji për gjobat në trafik të gjithë i trajton njëjtë, pa përjashtuar as zyrtarët policorë.
Në anën tjetër, jo pak aksione ka zhvilluar Policia e Podujevës për lirimin e trotuareve dhe hapësirave tjera publike nga parkimi i parregullt i automjeteve.
Përveç gjobave, Policia e Podujevës s’i ka kursyer as veturat që pengonin kalimtarët. Rreth 400 vetura janë konfiskuar vetëm gjatë vitit të kaluar në këtë komunë për parkime të parregullta./Llapi.info







