Foto ilustrim
Lokale - eSIMy

Gjashtë persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur në Podujevë, raporton Llapi.info.

Si pasojë e plagëve të marra, njëri nga ta ka humbur jetën. Siç mëson Llapi.info, tashmë  e ndjera që ka humbur jetën në këtë aksident është L.S., 16-vjeçare, nga fshati Dumnicë.

Rastin e ka konfirmuar edhe Policia e Kosovës, ndërkohë që është bërë e ditur se një person është arrestuar.

“Podujevë 10.10.2020 – 22:25. Ka ndodhur një aksident trafiku me fatalitet, ku të përfshira kanë qenë dy automjete me drejtues meshkuj kosovarë. Si pasojë e aksidentit janë lënduar dy drejtuesit e automjeteve si dhe katër pasagjerët, të cilët janë dërguar për tretman mjekësor në QKUK. Nga plagët e shkaktuara ka ndërruar jetë viktima femër kosovare. Me urdhër të prokurorit kujdestar, trupi i pajetë i viktimës dërgohet për obduksion, ndërsa i dyshuari dërgohet në mbajtje”, ka thënë PK.

Varrimi i të ndjerës bëhet sot në ora 14:00 në varrezat e fshatit Dumnicë të Poshtme./Llapi.info