Lokale - eSIMy

Kosova ka pësuar humbje 1-0 në shtëpi në përballjen ndaj Sllovenisë në kuadër të Ligës së Kombeve.

Ndeshja filloi mirë për tanët, që zhvillonin në lojë të rrjedhshme dhe tentonin të dilnin përpara.

Me disa kombinime të mira të lojtarëve të Kosovës, ishin pranë portës së Jan Oblak, mirëpo u mungonte saktësia.

Arbër Zeneli dhe Valon Berisha kishin disa kombinime të mira, derisa ty u përfshi edhe Benjamin Kololli, por pa ndonjë rezultat.

Bernard Challandes mbeti i frustruar nga ky aksion i pa përfunduar mirë, duke kërkuar më shumë përqendrim.

Ishte minuta e 22-të, kur Haris Vuckic pranoi një asistim të mirë nga Sandi Lovric dhe shënoi në portën e Aro Muric, derisa mbrojtja jonë kërkoi pozitë jashtë loje.

Një kombinim i mrekullueshëm i lojtarëve të Kosovës erdhi në minutën e 35-të, ku Zhegrova dhe Berisha ishin arkitektë, por goditja finale e Zenelit përfundon jashtë portës.

Pak sekonda më vonë, Zeneli bëri një gjuajtje të fuqishme, mirëpo, Oblak intervenoi për mrekulli.

Ishte minuta e 43-të kur Jan Oblak pret goditjen e Leart Paqaradës, ndërsa më pas një tjetër rast të mirë e pati Bersant Celina që sërish portieri slloven ishte në vend.