Lokale - eSIMy

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Fitim Haziri, ka ngritur sot në Kuvendin e Kosovës zërin e pjesëtarëve të zjarrfikëve në Podujevë, të cilët po kërkojnë shkarkimin e shefit të njësitit, Milaim Ajvazi, i cili dyshohet se ka shkelur detyrën zyrtare, raporton Llapi.info.

“Zjarrfikësit e Podujevës kanë protestuar disa herë, duke kërkuar largimin e shefit të kësaj njësie, Milaim Ajvazin, me aryse se i njëjti ka keqpërdorur detyrën zyrtare. Pyetje shkon ish-ministrin Veliu se çka keni ndërmarrë në adresimin e kësaj shkelje ligjore?”, ka thënë Haziri.

Se që ka shkelur detyrën zyrtare e ka konfirmuar edhe Ministri i Punëve të Brendshme Agim Veliu, i cili ka thënë se ndaj Ajvazit ka bazë për të ndërmarrë masa.

“Duke iu referuar pyetjes, bazuar në përgjegjësitë, MPB ka marrë të gjitha veprimet e duhura në lidhje me këtë cështje. Agjencia e Menaxhimit të Emergjencave pas pranimit të aknesës së 12 pjesëtarëve të zjarrikësve ka proceduar në hapa konkret. Kjo Agjenci ka themeluar komisionin, i cili ka gjetur se ka bazë për ndërmarrje të masave ndaj Milaim Ajvazi, për keqmenaxhim”, është përgjigjiur Veliu.

"Po e mbroni drejtorin e zjarrfikësve në Podujevë, i cili dyshohet për keqpërdorime" – Agim Veliu zihet ngusht nga deputeti Fitim Haziri

"Po e mbroni drejtorin e zjarrfikësve në Podujevë, i cili dyshohet për keqpërdorime" – Agim Veliu zihet ngusht nga deputeti Fitim Haziri (Video)

Gepostet von Llapi.info am Donnerstag, 8. Oktober 2020

Kujtojmë, 12 pjesëtarë të Brigadës së Zjarrfikësve në Podujevë për këtë patën mbajtur edhe grevë.

Sipas tyre, deri tek ky vendim ka ardhur si rezultat, pasi që siç kanë thënë ata, Ajvazi ka bërë shkelje ligjore brenda kësaj njësie.

Përkundër kësaj, ata po thonë se i njëjti është suspenduar përkohësisht nga puna, por prapë është rikthyer në pozitën e mëparshme.

Një punëtor i kësaj brigade, i cili ka emigruar jashtë vendit, dyshohet se është paguar për më shumë se tri vjet, ani pse i njëjti s’ka punuar fare. Pikërisht kjo ka bërë që këta zjarrfikës ta kundërshtojnë vendimin që Ajvazi të jetë sërish shef i kësaj njësie edhe pse i dënuar për këtë.

Kështu pati thënë për Llapi.info përgjegjësi i këtyre grevistëve, Ibush Salihu.

“Fjala është se kemi pasur disa shkelje ligjore që i ka bërë shefi i kësaj njësie, Milaim Ajvazi. Për mbi një vit është mbajtur kjo procedurë, deri më tani kemi pasur disa takime me organet komunale ku edhe është formuar një Komision, i cili ka marrë vendim për suspendimin dymujor ndaj ti si masë disiplinore, por ai prapë është kthyer në pozitën ku ka qenë”, ka thënë Salihu.

Salihu ka thënë se Shefi i Shërbimit të Zjarrfikësve ishte dënuar dhe suspenduar për dy muaj, por që sërish është emëruar në të njëjtën pozitë. Sipas tij, shefi i njësisë së zjarrfikësve në këtë rajon ka bërë edhe shkelje të tjera të brendshme.

“Ai është dënuar, i është hequr masa, ka ndenjur dy muaj dhe është kthyer sërish si shef i njësisë. Shkeljet ligjore parashihen me ligji më së pakti largimi nga pozita për ato shkelje. Janë disa shkeljet serioze korruptive, një prej tyre është mospjesëmarrja në punë e një punëtori që për tri vite, i cili është paguar edhe pse ai ka dalë jashtë shtetit. Përveç kësaj, ka edhe shkelje tjera të brendshme. Ne jemi organizuar si zjarrfikës që kjo punë të mos të tolerohet. Ne s’jemi për me qit prej pune, por me ia ndërrua pozitën se është korrupsion i lartë”, ka thënë tutje ai./Llapi.info

Haziri ngrit në Kuvend zërin e zjarrfikësve në Podujevë, të cilët kërkojnë shkarkimin e shefit të njësisë