Lokale - eSIMy

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës tha se në 24 orët e fundit ka regjistruar 34 raste të reja pozitive me koronavirus, pas testimit të 483 mostrave, raporton Llapi.info.

Në Kosovë u konfirmuan të martën tre viktima me koronavirus. Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike tha se një viktimë u regjistrua në Gjilan dhe një në Prizren. 1 rast nga Klinika Infektive – QKUK, 1 rast nga spitali rajonal Gjilan dhe 1 rast nga spitali rajonal Prizren.

Sipas Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik, 2 dy raste janë nga Komuna e Podujevës. Një në qytet dhe një në fshatin Lupç i Epërm.

“Rastet pozitive janë nga komuna Prishtinë 6 raste, komuna Gjilan 5 raste, komuna Deçan 3 raste, komuna Mitrovicë 3 raste, komuna Pejë 3 raste, komuna Gjakovë 2 raste, komuna Istog 2 raste, komuna Podujevë 2 raste, komuna Suharekë 2 raste, komuna Vushtrri 2 raste dhe me nga një rast komunat Drenas, Prizren, Rahovec dhe Skenderaj”, ka njoftuar IKSHPK.

Në 24-orëshin paraprak po ashtu janë shëruar 122 pacientë.

Kosova i ka regjistruar rastet e para me koronavirus më 13 mars.

Që atëherë janë konfirmuar gjithsej 15,889 raste pozitive, 635 viktima dhe 14,051 të shëruar. Raste aktive vazhdojnë të mbeten edhe 1,203./Llapi.info