Lokale - eSIMy

Përzgjedhësi i kombëtares së Kosovës, Bernard Challandes, paraditën e sotme ka mbajtur një konferencë për media ku ka sqaruar gjithçka për tri ndeshjet e ardhshme, shkruan Gazeta inFokus.

69 vjeçari ka folur për rastin e Bernard Berishes dhe arsyen pse ai nuk është ftuar.

I pyetur për vendimin e marrur në lidhje me futbollistin nga Peja, Challandes ka thënë që ka biseduar me të dhe tashmë ajo është një çështje e përfunduar.

CHECK THIS OUTMgid

Si të pastroni enët e gjakut pa dalë nga shtëpia!
“Në lidhje me Bernard Berishën – Unë jam trajner dhe duhet të marr vendime që janë në të mirat për ekipin. Ai nuk është këtu për disa arsye të ndryshme.

Unë e kam thënë dhe po e them: ne jemi një familje. Nëse ka probleme babai me njërin fëmijë, problemi duhet të mbetet në shtëpi.

E njëjta vlen edhe për Bernardin apo ndonjë tjetër. Nuk e kam ndërmend ta shfaq personalitetin tim, në mënyra të tjera e shfaqi këtë. Janë edhe disa arsye të tjera, nuk duhet t’i cek. Kam folur një orë me Bernardin dhe shpresoj që kjo t’i shërbejë atij. Edhe për të janë dyert e hapura për të ardhmen.

Ai festim i gabuar apo i keq tashmë ka përfunduar për mua dhe nuk dua të merrem me këtë” ka thënë Challandes.

Kujtojmë që Kosova takohet me Maqedoninë Veriore me 8 tetor, me Slloveninë me 11 tetor dhe Greqinë me 14 tetor./