Lokale - eSIMy

Janë vendosur pengesat në rrugën në një pjesë në fshatin Peran të Podujevës, ku ishin bërë aksidente të shumta.

Këtë kërkesë banorët e kanë bërë në zyrën e deputetit Visar Hoti. Me këtë rast, këto pengesa janë vendosur menjëherë nga Ministria e Infrastrukturës. Këtë e ka bërë ditur Hoti në një postim në Facebook.

“Para disa ditësh banorët e kësaj ane ishin në zyrën time për të kërkuar vendosjen e shiritave vibrues që zvogëlojnë shpejtësinë e ngasjes në këtë aks rrugorë. Jemi dëshmitarë të gjithë se në këtë vend kanë ndodhur disa aksidente dhe atë me fatalitet, prandaj falënderojë përfaqësuesit e Ministrisë së Infrastrukturës për ndërmarrjen e hapave konkret për parandalimin e aksidenteve dhe humbjen e jetëve tjera”, ka shkruar ai./Llapi.info

Nga fjalët në vepër.Para disa ditësh banorët e kësaj ane ishin në zyrën time për të kërkuar vendosjen e shiritave…

Gepostet von Visar N. Hoti am Samstag, 3. Oktober 2020