Lokale - eSIMy

Kolonat e gjatë po vazhdojnë të krijohen çdo ditë në magjistralen Podujevë – Prishtinë dhe anasjelltas, shkruan Llapi.info.

Të njëjtat në raste shumta kapin me kilometra, ndërkohë që edhe pritjet janë të gjata.

Kolonës s’i dihet fundi edhe sonte. Sipas pamjeve që kanë dërguar lexuesit në Llapi.info, shihet kaosi që është krijuar në këtë rrugë nacionale.

Gjithë kjo po ndodhë që disa javë pas rinisjes së punimeve në të magjistrale. Edhe sivjet, punimet po bëhen si në “shpinë të breshkës”, derisa këto punime kanë filluar për gati pesë vjet më parë.

Edhe pse ka kaq kohë që kanë nisur, as 10 kilometra nuk janë përfunduar, gjersa për këtë janë shprehur të indinjuar frekuentuesit.

Ndryshe, në shenjë pakënaqësie për dinamikën edhe është protestuar./Llapi.info

Bllokohet magjistralja Prishtinë-Podujevë nga kolonat e gjata

Gepostet von Llapi.info am Donnerstag, 1. Oktober 2020