Lokale - eSIMy

Lëvizja Vetëvendosje në Podujevë ka akuzuar partinë që udhëheq me këtë Komunë, LDK-në, për punësime të jashtëligjshme, raporton Llapi.info.

Në një aksion simbolik të zhvilluar përpara kësaj komune, VV ka shpalosur disa raste të punësimeve të familjarëve të zyrtarëve të lartë komunalë.

Këshilltari komunal nga radhët e këtij subjekti politik, Avni Fetahu, duke e quajtur shkelje ligjore në disa kontrata që ka bërë kjo komunë, në të cilin është gjetur edhe nga Auditori i Përgjithshëm, ka akuzuar pushtetin akutal se s’po e sjell në Kuvend këtë raport.

 “Është shqetësuese se si shihet në gjetjet e Auditorit, nënshkruhen 30 kontrata pune duke e shkelur ligjin dhe duke i tejkaluar edhe afatet ligjore rreth kontratave që janë mbi vepër. Në të njëjtën kohë, nga 179 kontrata të lidhura prej Komunës së Podujevës, vetëm 5 prej tyre janë që e kanë paramasën dhe parallogarinë”, ka thënë Fetahu,

“Vetëm në një rast të tillë që e ka gjetur Auditori i jashtëm, komuna e Podujevës është dëmtuar me 75 mijë e 670 euro në projektin e ndërtimit të trotuareve në disa fshatra. Me këtë shumë do të mund të ndërtoheshin së paku 5 shtëpi”, tha Fetahu.

Fetahu ka përmendur edhe që Podujeva gjendet në vendin e 33 në listë, ku mbrapa lë vetëm komunat si Leposaviqi e Zubin Potoku, për nga niveli i performancës.

“Një shqetësim tjetër i cili po e preokupon qytetin është edhe punësimi. Paramendoni sa studentin e kemi me fakultet dhe master edhe ata nuk po mund të gjejnë vend pune, sepse këta të dy që po i shihni (Agim Veliu dhe Nexhmi Rudari) e kanë humb kontaktin me qytetarin për jetën reale dhe janë duke e shfrytëzuar vetëm përmes Facebook-ut dhe selfive dhe duke punësuar të afërm dhe familjarë të tyre. Hiç më larg se 50 metra nga këtu është shkolla “Shaban Shala”, ku është i vendosur u.d. i drejtorit vëllai i nënkryetarit aktual, i cili pretendon të bëhet edhe drejtori i kësaj shkolle”, ka thënë ai.

Sipas tij, Komuna e Podujevës ka bërë eliminimin e operatorëve ekonomikë me oferta më të lira, kështu, siç ka thënë këshilltari i VV-së, ka dëmtuar edhe buxhetin komunal./Llapi.info

avni fetahu

Sot ne aktivistët e Lëvizjes zhvilluam një aksion para Komunës së Podujevës, duke vendosur një baner lidhur me punësimet e fundit që po ndodhin në Komunën tonë. Administrata komunale e ka ngulfatur komunën me punësime të jashtëligjshme dhe bazën e kanë tek lidhjet familjare. Para mediave foli këshilltari komunal, Avni Fetahu ku ndër të tjera theksoj se: Ky aktivitet pasqyron të gjeturat e auditorit të jashtëm dhe organizatave kredibile në Kosovë. Duke filluar nga kontarat mbi vepër duke shkelur ligjin dhe duke tejkaluar afatet ligjore, gjithashtu nga 179 kontrata vetëm 5 prej tyre pasqyrojnë paramasat dhe parallogaritë, kjo krijon hapësiren e keqmenaxhinit te parasë publike e cila ju ka dhënë në mirëbesim kësaj udhëheqje e cila është pa legjitimitetin e votes popullore. Gjithashtu eleminini i operatorëve ekonomik me oferta më të lira duke e dëmtuar buxhetin e Komunës.Poashtu edhe punësimet familjare, ku këta e kanë humbur komunikimin me jetën reale të qytetarëve dhe po mundohen përmes rrjeteve sociale dhe selfive ta pasyrojnë jetën e fantazuar të tyre.Ne si subjekt politik do të vazhdojmë të paraqesim keqpërdorimit të parasë publike dhe parregullsive në Komunën tonë. Lëvizja VETËVENDOSJE! Qendra Besianë 02.10.2020

Gepostet von Lëvizja Vetëvendosje – Qendra Besianë am Freitag, 2. Oktober 2020