Lëvizja Vetëvendosje, dega në Podujevë, ka dorëzuar sot kallëzim penal ndaj menaxherit të prokurimit publik në këtë komunë, Rasim Fejza, raporton Llapi.info.
Sekretari VV-së në këtë degë, Bahri Selimi, ka thënë se ky kallëzim penal ndaj këtij zyrtari ka të bëjë për kurdisjen e tenderëve dhe favorizimin që i bënë një kompanie e cila është e afërt me udhëheqësit e Komunës.
“Fejza në këto veprime ka bërë shkelje flagrante të rregullave të etikës dhe ligjit të prokurimit publik, duke bërë presion tek operatori ekonomik që të tërhiqet nga procesi i tenderimit, me kusht që tenderin ta marrë një person i preferuar i Rasim Fejzës edhe pse çmimi është më i lartë për më shumë se 6 mijë euro. Si kundërshpërblim, Fejza pronarit të operatorit ekonomik i premton punësimin e vajzës. Rasim Fejza thotë se e ka marrë bekimin e shefit të tij, kështu që bazuar në rregulloren, shefi i tij i bie që është kryetari i Komunës, atë kohë ishte Agim Veliu”, ka thënë ai.
Tutje, thotë se Prokuroria e ka rastin ta dëshmojë vetën dhe ta hetojë këtë rast që ka shumë bazë ligjore për ndjekje penale.
Në videon që pati publikuar VV është thënë se shkelja kishte ndodhur në vitin 2018./Llapi.info
Kallëzim penal për menaxherin e prokurimit publik të KomunësSot, përfaqësues të Qendrës sonë dorëzuan Kallëzim Penal në Pallatin e Drejtësisë për aferën e menaxherit të prokurimit publik të komunës, Rasim Fejza për kurdisjen e tenderëve dhe favorizimin që bënë një kompanie e cila është e afërt me udhëheqësit e Komunës. Ne kemi dorëzuar një video ku paraqet qartë mënyrën e veprimit të zyrës së prokurimit në Podujevë. Fejza në këto veprime bënë shkelje flagrante të rregullave të etikës dhe ligjit të prokurimit publik, duke bërë presion tek operatori ekonomik që të tërhiqet nga procesi i tenderimit, me kusht që tenderin ta marrë një person i preferuar i Rasim Fejzës edhe pse çmimi është më i lartë për më shumë se 6 mijë euro. Si kundërshpërblim, Fejza pronarit të operatorit ekonomik i premton punësimin e vajzës. Në këtë rast, Rasim Fejza thotë se e ka marrë bekimin e shefit të tij, kështu që bazuar në rregulloren, shefi i tij i bie që është kryetari i Komunës, atë kohë ishte Agim Veliu. Prokuroria e ka rastin ta dëshmojë vetën dhe ta hetojë këtë rast që ka shumë bazë ligjore për ndjekje penale. Lëvizja VETËVENDOSJE! Qendra Besianë 01.10.2020