Infektologu Izet Sadiku ka vlerësuar lartë bashkëpunimin e qytetarëve me institucionet qeveritare me respektimin e masave në rrugëtim të mposhtjes së koronavirusit në vend.
Sadiku ka thënë se shifrat e ulëta të rasteve të reja, janë rezultat i vigjilencës së institucioneve qeveritare me presionin korrekt ndaj atyre të cilët nuk respektonin masat antikovid, njofton Klan Kosova.
”Ditëve të fundit kemi pasur numër të vogël të rasteve të reja me COVID-19, që tregon se është një bashkëpunim i qytetarëve dhe bashkëpunim me masat që ka marrë qeveria”.
”Sepse kemi parë edhe institucionet qeveritare kanë qenë më vigjilente në presion ndaj qytetarëve që nuk respektojnë masat”.
”Kjo ka ndikuar që njerëzit të respektojnë masat”.
”Kjo ka treguar se vlerësimet tona që pandemia mund të kontrollohet, duke përdorur masat, pra maskën dhe higjienën personale”.
”Pra është një formë më e lehtë e menaxhimit, se sa me u mbyllë komplet”.






