Komisioni Parlamentar për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale i Kuvendit të Kosovës, ka vizituar Shërbimin Spitalor Klinik dhe Universitar të Kosovës, për t’u njoftuar nga afër lidhur me punën e këtij institucioni, në veçanti lidhur me trajtimin e pacientëve të dyshuar dhe konfirmuar me COVID-19 si dhe menaxhimin e Pandemisë në përgjithësi.
Në këtë komision, deputeti i VV-së, Fitim Haziri, ka parashtruar disa pyetje për ministrin e Shëndetësisë, Armend Zemaj në lidhje me pandeminë koronavirus, derisa ka përmendur edhe funksionalizimim e Spitalit të Përgjithshëm të Podujevës.
“Por, qytetarët llapjanë do ta kenë spitalin e funksionalizuar, shumë shpejtë – atëherë kur ne do të vijmë në qeverisje, si në nivelin lokal, ashtu edhe në atë qendror sepse ne atë që e premtojmë e realizojmë”, ka shkruar ai në Facebook.
Postimi i plotë:
Sot, bashkë me kolegët e Lëvizjes Vetëvendosje, Labinota d. Murtezi dhe Fitim Uka dhe me anëtarët tjerë të Komisionit të Shëndetësisë, vizituam Bordin e SHSKUK-së.
Që nga marrja e detyrës nga qeveria koti, çdo ditë kemi parë rritje të numrit të të infektuarve dhe vdekjeve si pasojë e lirimit të masave.
Gjatë takimit me bordin e SHSKUK-së, pyetja ime e parë ishte se: a i keni identifikuar lëshimet eventuale në të kaluarën, që të bëhet planifikimi i të ardhmes, ku pritet kombinimi i gripit sezonal me atë të Covid-19.
Gjithashtu, pyeta për premtimin e Zemajt, se do të ndërtojë spital të posaçëm për trajtimin e pacientëve me Covid-19. Me atë që e dëgjova nga bordi, ata kishin planifikuar ta bëjnë këtë në një objekt i cili aktualisht është ndërtim i vrazhdë, që ishte paraparë më herët të bëhet “Emergjencë”. Në bazë të planifikimit që ishte bërë nga ministri aktual, funksionalizimi i këtij spitali është i pamundur.
Thuase kjo qeveri e kotë nuk e ka ditur se pandemia Covid-19 është duke ekzistuar, duke mos marrë asnjë veprim konkret për përmisimin e kushteve edhe për pacientë, por edhe për stafin mjekësorë.
Gjithashtu, në këtë mbledhje, u interesova për menaxhimin aktual të kësaj pandemie dhe përmisimin e kushteve të rënda të punës së stafit mjekësorë, ku si pasojë e kësaj gjendje është lirimi i masave pa monitorim ku ua ka vështirësuar punën mjekëve heronjë të Kosovës.
Poashtu, interesi im ishte edhe rreth Spitalit të premtuar që nga viti 2017 në Komunën e Podujevës dhe që asnjëherë nuk u bë dhe që do kalojë edhe një kohë e gjatë deri te funksionalizimi i tij.
Por, qytetarët llapjanë do ta kenë spitalin e funksionalizuar, shumë shpejtë – atëherë kur ne do të vijmë në qeverisje, si në nivelin lokal, ashtu edhe në atë qendror sepse ne atë që e premtojmë e realizojmë.






