Lokale - eSIMy

Nënkryetari i Komunës së Podujevës, Nexhmi Rudari, ka pritur sot në takim zëvendëskryeministrin e Republikës së Kosovës, Driton Selmanaj, njofton kumtesa komunale, transmeton Llapi.info.

Nënkryetari Rudari e informoi për zhvillimet e përgjithshme në Komunën e Podujevës, situatën me menaxhimin e pandemisë COVID-19, efektin e saj në biznese dhe për projektet të cilat po zhvillojmë si komunë edhe përkundër situatës së krijuar.

Me këtë rast Rudari e falënderoi zëvendëskryeministrin Selmanaj, për vendimet e marra në favor të rimëkëmbjes ekonomike, sidomos në sektorin e bujqësisë, sektor që pati një vit të vështirë dhe kërkoi angazhim shtesë për ndihmë bizneseve të cilat janë goditur nga rrethanat e krijuara si pasojë e pandemisë.

Nënkryetari Rudari bashkë me zëvendëskryeministrin Selmanaj vizituan punimet në bulevardin e qytetit./Llapi.info

Driton Selmanaj: Avdullah Hoti e merr bukën me vete në zyre

Driton Selmanaj thotë se Avdullah Hoti e merr bukën me vete dhe e lutë që të hajë së bashku (Video)Video: RTK

Gepostet von Llapi.info am Dienstag, 29. September 2020