Privrednici i gradjani severa Kosova blokirali su danas od 10 do 12 sati prelaze i puteve na severu uz napomenu da nece pristati da placaju carine i dazbine Pristini. Oko 10.00 blokiran je i prelaz Jarinje na krajnjem severu Kosova. Vozila koja su se uputila ka integrisanom prelazu, kod starog punkta zaustavili su pripadnici Euleks policije i Kfora. Uz vest Bete. (BETAPHOTO/SASA DJORDJEVIC/AV)
Lokale - eSIMy

Ministri i Arsimit i Serbisë, Mladen Sharçeviq nuk iu është lejuar hyrja në Kosovë.

Sipas medieve në Serbi, Sharçeviq po planifikonte të ishte i pranishëm në nisjen e vitit akademik të Universitetit serb të Prishtinës me seli në Mitrovicë, por ai nuk u lejua nga autoritetet e Kosovës, shkruan lajmi.net.

Ndërkohë, Sharçeviq ka folur për mediet në Serbi, duke thënë se nuk është hera e parë që hyrja në Kosovë po i mohohet.

“Nuk është hera e parë që nuk më lejojnë të hyjë në Kosovë”, ka thënë ai.

Më tutje, ministri serb shprehet se nuk e di pse iu ka refuzuar leja për të hyrë në Kosovë.

“Autoriteteve në Prishtinë, vërehet se nuk po u pëlqen që në territorin e Kosovës po mbajmë mësim në gjuhën serbe”, ka shtuar ministri i Qeverisë së Serbisë.