Mesfushori i Llapit, Arbnor Ramadani thotë se skuadrën e tij e pret një ndeshje e vështirë ndaj Ballkanit, mirëpo siguron se të gjithë do ta japin maksimumin për të marrë tre pikë në këtë ballafaqim.Llapi dhe Ballkani takohen nesër me fillim nga ora 15:00, në kuadër të xhiros së katërt të Superligës së Kosovës, shkruan GazetaBlic Sport.Ramadani potencon se Llapi është përgatitur maksimalisht për këtë përballje.
“Është ndeshje e vështirë si çdo ndeshje tjetër, jemi të përgatitur maksimalisht për këtë takim dhe shpresojmë të arrijmë të marrim maksimumin nga kjo ndeshje”, tha fillimisht Ramadani për ‘GazetaBlic Sport’.Llapi luan ndeshjen ndaj Ballkanit në stadiumin “Zahir Pajaziti”, mirëpo Ramadani thotë se ky fakt nuk e relakson ekipin e tij.
“Sa i përket faktit që jemi në cilësinë e vendasit – nuk mund të them se jemi të relaksuar, do të futemi në ndeshje ta japim maksimumin dhe shpresojë që është momenti i duhur t’i gezojmë tifozët tanë”, vazhdoi ai.
Në fund ai lavdëroi ekipin e Ballkanit, por beson që ekipi i tij nesër do të marrë pikët maksimale.“Ballkani është një ekip shumë cilësor, sidomos me ardhjet e reja në ekip – shihet qartë se është predendent për titull. Mirëpo ne shpresojmë të marrim maksimumin në këtë duel”, përfundoi ai.Ndeshja mes Llapit dhe Ballkanit luhet nesër nga ora 15:00.






