Lokale - eSIMy

Kryetari i Qendrës së Lëvizjes Vetëvendosje, në Podujevë, Bajrami Ajeti, ka publikuar një fotografi të rrënimit të tabelës së një rruge, që mban emrin e heroit Hakif Zejnullahu.

Në një shkrim të tij në Facebook, Ajeti lë fajtorë qeverisjen e Lidhjes Demokratike të Kosovës në Podujevë, ku thotë se ky shembull tregon respektin e tyre ndaj heroit Hakif Zejnullahu.

“Ja, çfarë respekti tregon pushteti lokal i LDK-së ndaj heronjëve të kombit,siç është Hakif Zejnullahu”, ka shkruar Ajeti.

Ja, çfarë respekti tregon pushteti lokal i LDK-së ndaj heronjëve të kombit,siç është Hakif Zejnullahu.

Gepostet von Bajram Ajeti am Dienstag, 29. September 2020