Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, Milaim Zeka, ka folur për arrestimet e kryera ditë më parë nga Dhomat e Specializuara në Organizatën e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Zeka ka thënë se nga Gjykata Speciale ka arrestuar persona jo me nam në Kosovë, dhe jo atë krerë shtetërorë.
Ish-deputeti Zeka thënë Hysni Gucati dhe Nasim Haradinaj janë bërë “kurbanë” të politikës.
Më tej, ai ka paralajmëruar se gjatë kësaj jave do ketë edhe arrestime tjera nga Dhomat e Specializuara me seli në Hagë.
“Tash është e pamundur zhbërja e Gjykatës Speciale, edhe me u mbledh 120 deputetë. Zhbërja e Gjykatës është barazi me zhbërjen e shtetit të Kosovës dhe këtë e dinë fort mirë liderët politikë, por nuk bëjnë zë. Unë s’besoj se krejt këta njerëz të cilët do të shkojnë atje, duke filluar nga Thaçi, Kadri Veseli e të tjerë, se do të kemi këtë javë edhe arrestime tjera, nuk do ta shfuqizonin Gjykatën Speciale”, ka thënë Zeka në Kanal 10.
Ditë më parë, një bastisje prej rreth tetë orësh u krye në zyrat e Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, nga ku edhe u arrestuan kryetari i kësaj organizate, Hysni Gucati dhe nënkryetari Nasim Haradinaj.
Përveç tyre, i pari që arrestuar ka qenë ish-eprori i Zonës Operative të Llapit, Salih Mustafa, i cili është paraqitur sot para Dhomave të Specializuara.
Mustafa ka në këtë paraqitje ka zgjedhur që të mos deklarohet rreth akuzave për krime lufte që rëndojnë, pa u konsultuar me avokatin e tij./GazetaBlic






