Lokale - eSIMy

Ka rreth një vit, që prej kur u përfunduan punimet njëvjeçare në rrugën e qendrës në Podujevë, “Zahir Pajaziti”, shkruan Llapi.info.

Përkundër që përfunduan në tetor të vitit 2019, tash, në këtë kohë, sërish është “çoroditur” trotuari në këtë rrugë. Nga këto punime po krijojnë kaos në rrugë, teksa tjetër problem po është për këmbësorë, e sidomos për nxënësit e shkollës së mesme “Isa Boletini”.

No description available.

Në pamjet që ka siguruara Llapi.info, shihet se edhe kubëzat që tashmë janë hequr nga trotuari, përkundër që të njëjtat janë shtruar pak kohë më parë.

Ndërkohë, ndërtimi i infrastrukturës përcjellëse, siç quhej projekti, ka nisur vitin 2018, e që kostoja e saj kap shifrën e rreth 1.1 milion euro.

Në po të njëjtën pjesë, Komuna e Podujevës është akuzuar se ka çuar dëm rreth 160 mijë euro për t’u ri -shtresuar me asfalt.

Kritika kanë dhënë këshilltarët opozitarë se është keqpërdorë paraja publike në rrugën kryesore të kësaj komune. Sipas tyre, rreth 160 mijë euro janë çuar dëm në kohë të fushatës, ku në po të njëjtën rrugë është ri-shtresuar me asfalt, e më pastaj i njëjti ishte gërryer i tëri. Riasfaltimi i kësaj rruge ishte bërë në kohë fushate pa ndonjë vendim në Kuvendin Komunal./Llapi.info

No description available.