Policia ka arrestuar gjatë ditës së djeshme një person në Vushtrri.
I dyshuari ka shtënë me armë dy herë për të frikësuar qentë endacak, njofton Klan Kosova
“Vushtrri 27.09.2020 – 16:15. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti ka shtënë dy herë në ajër me pistoletë, për arsye të frikësimit të qeneve endacak. Pistoleta me katër fishek, është konfiskuar, ndërsa me vendim të prokurorit, i dyshuari është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt” thuhet në raportin 24 orësh të Policisë.






