Lokale - eSIMy

Ministri i Shëndetësisë Armend Zemaj, ka njoftuar se gjatë 24 orëve janë shënuar 47 raste të reja me COVID-19.

Zemaj tha se masat anti-COVID të ndërmarra nga qeveria po vazhdojnë të japin rezultate.

“Masat anti Covid të marra nga Qeveria e Kosovës pas rekomandimeve të IKSHPK-së, dhe konsultave me ekspertë të fushës dhe Bordit këshilldhënës po vazhdojnë të japin rezultate.Edhe sot, nga 525 testime sa janë bërë brenda 24 orëve, 47 kanë rezultuar pozitiv me Covid 19.Këto rezultate dhe kjo situatë e menaxhueshme assesi nuk duhet të kthehet në pakujdesi”.