Lokale - eSIMy

Ka ndërruar jetë në në moshën 71-vjeçare profesori Bajram Hoti, njofton Llapi.info.

Hoti ka ndërruar jetë në Gjermani, ndërkohë që varrimi i tij do të bëhet nesër në fshatin Bradash.

Sipas familjarëve të të ndjerit, ceremonia e varrimit do të bëhet vetëm me rrethin e ngushtë familjarë, për shkak pandemisë COVID-19.

Hoti, ka qenë ish-drejtor dhe ish-profesr në Gjimnaz para luftës së fundit në Kosovë, por që nga masat e dhunshme të asaj kohe i njëjti ishte detyruar të lëshojë vendin./Llapi.info