Sindikata e infermierëve të Kosovës ka njoftuar se është plagosur një infermier.
Një infermier i Urologjisë është plagosur sot në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës. Metro ka provuar të marrë përgjigje nga policia po nuk kanë dhënë prononcime.
Lexoni reagimin e plotë të Sindikatës së Infermierëve të Kosovës.
Sindikata e infermierëve të Kosovës dënon ashpër sulmin dhe plagosjen e infermierit të Urologjisë, në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës. Nuk është hera e parë që ndodhin raste të tilla ndaj infermierëve.
Ne ju bëjmë thirrje organeve të sigurisë që sa më parë të merren me rastin dhe kryerësit të marrin dënimin e merituar.
Poashtu ju bëjmë thirrje policisë, që të ndërmarr masa të menjëhershme, në mbrojtje të infermierëve, që raste të tilla mos të ndodhin më kurrë.
Kryesia e Sindikatës së infermierëve.






