Lokale - eSIMy

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik të Kosovës ka regjistruar sot edhe 46 raste të reja me virusin korona, pas testimit të 560 mostrave, raporton Llapi.info.

Brenda 24 orëve janë raportuar dy raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv, duke cuar në total numrin e tyre në 619.

“Rastet pozitive janë nga: komuna Prishtinë 21 raste, komuna Drenas 3 raste, komuna Ferizaj 3 raste, komuna Fushë Kosovë 3 raste, komuna Suharekë 3 raste, komuna Vushtrri 3 raste, komuna Gjilan 2 raste dhe me nga një rast komunat Deçan, Gjakovë, Kamenicë, Mitrovicë, Pejë, Prizren, Shtërpcë dhe Viti”, thuhet në njoftim.

Po ashtu, sot në Kosovë janë shëruar 77 pacientë, duke çuar në total numrin e tyre në13.165.

Bazuar në të dhënat e fundit, që prej shfaqjes së rasteve të para me koronavirus në Kosovë më 13 mars, numri i përgjithshëm i të infektuarve ka arritur në 15.425. Ndërkaq, raste aktive, sipas të dhënave të IKSHPK-së janë 1.641./Llapi.info