Lokale - eSIMy

Drejtori i Institutit të Kosovës për Drejtësi, Ehat Miftaraj, ka reaguar pas arrestimeve nga Dhomat e Specializuara të kryetarit të OVL-UCK-së, Hysni Gucatit dhe nënkryetarit Nasim Haradinajt, raporton GazetaBlic.

Miftaraj, për këto arrestime thotë se janë në pajtim me mandatin e Gjykatës Speciale dhe mund të lidhen këyesisht me vepëën penale pengim në administëimin e dëejtësisë.

“Arrestimet sot poashtu të japin për të kuptuar se dosjet ne zyret e veteranëve të luftës kanë rrjedhur nga Gjykata Speciale.Përndryshe Gjykata Speciale nuk ka mandat dhe juridiksion të arrestoj askënd nëse nuk lidhet me pengimin e administrimit të drejtësisë lidhur me rastet e Gjykatës Speciale. Secili qytetar i Kosovës duhet të distancohet nga çdo veprim që pengon punën e kësaj gjykate. Sikurse, është obligim I Gjykatës Speciale të sqaroj publikun lidhur me rrjedhjen e informatave konfidenciale, të dëshmoj dhe bind publikun lidhur me sigurinë fizike dhe juridike të dëshmitarëve, përfshirë integritetin e proceseve gjyqësore, dhe respektimit te të drejtave dhe lirive të personave subjekt të procedurave penale”, ka shkruar ai.

“Gjykata Speciale nuk mundet ti ik përgjegjësisë dhe të mbyllet lidhur me procese kaq të rëndësishme për publikun.
Transparenca dhe llogaridhënia e Gjykatës Speciale duhet të jetë baza e punës dhe përformancës së saj. Sikurse, Komisioneri për të drejtat dhe liritë e njeriut të Këshillit të Bashkimit Evropian duhet të aktivizohet dhe të kërkoj respektimin e të drejtave dhe lirive të njeriut në këtë gjykatë, me theks të veçantë sigurinë fizike dhe juridike të dëshmitarëve dhe familjarëve të tyre”, ka thënë ai.

Ndryshe, gjatë ditës është arrstuar kryetari i OVL UÇK-së, Hysni Gucati dhe nënkryetari i kësaj organizate, Nasim Haradinaj.