Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Bedri Hamza, ka mbajtur konferencë për medie, para fillimit të seancës së Kuvendit ku në rend dite është votimi i Projektligjit për Rimëkëmbjen Ekonomike, që nuk po arrijnë të marrë votat e deputetëve, raporton Ekonomia Online.
Ai ka ftuar Qeverinë dhe Odat Ekonomike të ulen t’i harmonizojnë qëndrimet për këtë çështje në mënyrë që t’i hapet rruga votimit në Kuvend.
Sipas tij, Projektligji i propozuar nga Qeveria nuk del në mbrojtje të sektorit privat.
Ai ka thënë se duhet të bëhet një ligj i qëndrueshëm e se çështja e Trustit mund të votohet veçmas.
Sipas tij, Qeveria po i mashtron qytetarët me propozimin për 10 përqindëshin e fondeve të Trustit të cilat nuk i rimbursojnë më.






