Presidenti serb Aleksandar Vuçiq deklaroi sot se Beogradi është i gatshëm për bisedime me Prishtinën në Bruksel dhe se Asociacioni i Komunave Serbe është një temë e pashmangshme.
“Ne jemi gati të flasim. Komuniteti i komunave serbe është një temë e pashmangshme dhe ne do të këmbëngulim për këtë,” tha Vuçiq kur u pyet nga gazetarët nëse do të kishte një takim në Bruksel më 28 shtator, pas raportimeve se mund të shtyhet takimi, raporton Tanjug, transmeton Klan Kosova.






