Lokale - eSIMy

Me përkeqësimin e motit në vendin tonë, është shtuar edhe numri i aksidenteve në trafik. Vetëm gjatë 24- orëve të fundit policia ka njoftuar se janë shënuar 60 aksidente.

Prej tyre 22 kanë qenë me të lënduar, ndërsa 38 me dëme materiale.

Policia e Kosovës ka njoftuar në statistikat e përgjithshme se gjatë 24 orëve të fundit janë gjobitur 1 mijë e 15 qytetarë për shkelje të rregullave në trafik.

Ndërkohë policia ka bërë të ditur se nën prangat e saj kanë përfunduar 19 persona, ndërsa 15 janë dërguar në mbajtje.