Lokale - eSIMy

Asnjë rast i ri me virusin korona s’është konfirmuar të enjten në Komunën e Podujevës, raporton Llapi.info.

Kjo ka ndikuar që numri i rasteve aktive me koronavirus të bie në këtë komunë. Kështu ka thënë për Llapi.info edhe Epidemiologia e Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare, Bedrie Rama.

“Sot i kemi zero raste pozitive në Podujevë. Aktualisht në këtë komunë janë aktivë edhe 47 persona, ndërkohë që 40 qytetarë janë në pritje të rezultateve”, ka thënë Rama

Sipas IKSHPK-së, rasti i parë pozitiv me virusin korona në Podujevë ishte konfirmuar më 15 mars.

Që nga atëherë, mbi 2.200 persona janë testuar, ndërkohë që gati 600 llapjanë kanë rezultuar pozitivë. Prej tyre, mbi 517 pacientë janë shpallur të shëruar. Ndërkohë, në këtë komunë deri më tani janë raportuar 19 raste me fatalitet.

Në anën tjetër, Kosovës të martën i janë​ shtuar edhe 47 raste të​ reja me koronavirus, pas testimit të​ 664 mostrave të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren.

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik (IKSHPK) ka njoftuar se brenda 24 orëve është regjistruar tri viktima, duke e çuar numrin total të të vdekurve me koronavirus në Kosovë në 607.

Sipas të dhënave të këtij Instituti të martën janë regjistruar edhe 239 raste që kanë mposhtur virusin, derisa raste aktive aktualisht janë 2,087.

Prej 13 marsit, kur janë regjistruar rastet e para me koronavirus në Kosovë, autoritetet shëndetësore kanë raportuar për 14.882 të prekur nga sëmundja COVID-19, që shkakton koronavirusi./Llapi.info