Lokale - eSIMy

199 Persona kanë arritur që ta mposhtin virusin Covid 19. Numri i të shëruarve deri më tani në vendin tonë ka arritur në 11.784 raste, kurse numri i rasteve aktive është 2.378, shkruan Express.

E ndërkohë numri total i rasteve pozitive është 14.763 raste nga 59.033 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 601 raste të vdekjes.
Në 24 orët e fundit në vend u shënuan edhe 77 raste të reja me koronavirus. Ndërkohë sipas të dhënave zyrtare vetëm një person ka humbur jetën gjatë 24 orëve të fundit nga Covid 19.