Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ua ka uruar të gjithë nxënësve dhe mësimdhënësve vitin e ri shkollor, duke kërkuar që t’i respektojnë rregullat e reja të shkollës dhe klasës që për qëllim kanë ruajtjen e shëndetit të tyre në këtë kohë pandemie.
“Të gjithë nxënësve dhe mësimdhënësve, duke iu kërkuar që t’i respektojnë rregullat e reja të shkollës dhe klasës që për qëllim kanë ruajtjen e shëndetit të tyre në këtë kohë pandemie, ua uroj fillimin e vitit të ri shkollor”, ka shkruar Thaçi.
Përndryshe, vazhdimi i procesit mësimorë nëpër shkolla, varet nga respektimi i udhëzimeve nga të gjithë ata që hyjnë në shkollë, si dhe nga prindërit.






