Foto ilustrim
Lokale - eSIMy

Një aksident trafiku ka ndodhur të mërkurën në fshatin Lluzhan të Podujevës, ku kanë qenë të përfshira dy vetura, raporton Llapi.info.

Si pasojë e këtij aksidenti, kanë mbetur të lënduar shtatë persona. Ndërkaq, sot Policia e Kosovës ka njoftuar se një i mitur nuk ka arritur t’u mbijetojë plagëve.

“Në lidhje me rastin është raportuar se me 12.09.2020 viktima mashkull kosovar -i mitur i cili ishte duke u trajtuar në QKUK  ka ndërruar jetë . Me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për Obduksion”, thuhet në njoftim./Llapi.info