Një veturë zyrtare është parë e parkuar gabimisht përballë shkollës “Naim Frashëri”, në Podujevë, shkruan Llapi.info.
Sipas pamjeve që lexuesit i kanë dërguar në Llapi.info shihet vetura zyrtare që e parkuar në këtë anë në një vend jo të duhur, e që sipas dëshmitarëve e njëjta pengonte frekuentimin e lirë të automjeteve.
Për më tepër, kjo veturë e parkuar gabimisht është parë sot, në ditë vikendi kur edhe institucionet komunale janë në pushim.
Duhet theksuar se komunarët vazhdimisht janë kritikuar për keqpërdorimin e veturave zyrtare./Llapi.info







