Lokale - eSIMy

Në Fshatin Klinë e Ulët në Skenderaj burri dyshohet ka goditur gruan e tij me thikë, ende nuk dihen motivet.

Mëngjesi i të mërkurës ishte shokuese për banorët e fshatit Klinë e Ulët më Skenderajt.

Krejt kjo pas një krimi që ndodhi në këtë vendbanim.

Një 36 vjeçare me inicialet Q.R nga ky fshat mbeti  e therur me thikë.

Madje, ajo ishte goditur 10 herë me mjet të mbrehët.

Për gjithë këtë veprim i dyshuar është burri i saj.

Ekipi i T7 ishte ne vendin e ngjarjes , por familjarë nuk pranuan të flasin para kamerës.

Viktima e këtij rasti është transferuar ne QKUK  për  tretman të mëtutjeshëm mjekësor .

Gjendja e saj është stabile  dhe jashtë rrezikut për jetë, por duhet kryer edhe disa ekzaminime mjekësorë.

Këtë e konfirmoj për T7 mjeku  Agim Berisha nga Kirurgjia Plastike edhe ku është e shtrirë viktima.  

Menjëherë pas rastit, i dyshuari është arrestuar nga policia.

Ndërsa me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar ne mbajtje për 48 orë.  

Prokurori i rastit Nijazi Rexha tha se i dyshuari ka vendosur të mbrohet në heshtje

Deri me tani ende nuk dihen rrethanat se si ka ndodhur ngjarja , dhe motivet që quan në kryerjen e këtij akti.