Foto ilustrim
Lokale - eSIMy

Një tjetër vjedhje është regjistruar në Podujevë, ka bërë të ditur Policia e Kosovës, raporton Llapi.info.

Sipas Policisë së Kosovës, brenda një shtëpie hajnat kanë vjedhur një shumë të parave të gatshme.

“Podujevë 08.09.2020-19:00. Me 09.09.2020 ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se person-a të panjohur me forcë kanë depërtuar në brendinë e shtëpisë së tij dhe nga aty kanë arritur ti vjedhin në shumë parash të gatshme. Rasti vazhdon të hetohet”, thuhet në raportin e PK-së.

Pa dhënë detaje tjera, rasti në Policinë e Kosovës është cilësuar si “vjedhje e rëndë”.

Ndërkohë, vetëm gjatë vitit 2019, në këtë komunë kishin ndodhur 361 raste të raportuara për vjedhje. Prej tyre, 199 kanë qenë të rënda, kurse janë arrestuar vetëm 12 persona./Llapi.info