Lokale - eSIMy

Gjendja ekonomike e krijuar në vend si pasojë e pandemisë COVID-19 ka rënduar shumë sektorin privat.

Numër i madh i bizneseve po detyrohen të reduktojnë numrin e punëtorëve brenda kompanive derisa punëdhënësit nuk mund t’i mbajnë ata punëtorë në kompani më gjatë, për shkak se nuk janë në gjendje të paguajnë për shërbimet e tyre.

Nga marsi deri në korrik të vitit 2020, bizneset kanë pësuar një rënie prej 20 për qind të qarkullimit, apo rreth 900 milionë euro më pak, në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit 2019, ka bërë të ditur ATK–ja.

Gjatë ditës së sotme Administrata Tatimore e Kosovës dhe Oda e Afarzimit të Kosovës kanë mbajtur një tryezë ku u diskutua tema se si të ndihmohen sado pak bizneset të cilat janë duke kaluar një situatë të rëndë që ka krijuar pandemia e COVID-19.

Gjatë tryezës kryetari i OAK, Skender Krasniqi, ka kërkuar nga drejtori i përgjithshëm i ATK-së, Ilir Murtezaj, mirëkuptim për bizneset e rregullta. Ndërsa, Murtezaj tha se kanë mbetur në mes të ligjit dhe moralit, e që po rrezikojnë prishjen e sistemit tatimor.

“OAK, gjithashtu kërkoj, që të mos bëhet mbyllja e kontove dhe kësisoj të mos vijë edhe deri tek mbyllja e bizneseve, pavarasisht, mospagimit të borxheve tatimore gjatë këtyre muajve të fundit. Kjo pasiqë, të gjitha bizneset aktualisht, janë duke u ballafaquar me vështirësi të shumëta financiare”.

“Poashtu, kërkesë tjetër e OAK-së ishte edhe rritja e numërit të inspektorëve të Administratës Tatimore të Kosovës dhe atyre komunalë. Kjo me qëllim që të gjitha bizneset të jenë të barabarta dhe të punojnë në bazë të ligjit të punës i cili është në fuqi”.