Lokale - eSIMy

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik ka regjistruar sot edhe 97 raste të reja me koronavirus, pas testimit të 481 mostrave, raporton Llapi.info.

Sipas IKSHPK-së, në 24 orët e fundit nuk ka vdekur asnjë person i prekur me COVID-19.

Siç thuhet në njoftimin, dy raste të reja janë nga Komuna e Podujevës, gjegjësisht me nga një rast në fshatrat Batllavë dhe Brainë.

“Rastet pozitive janë nga: komuna Prishtinë 27 raste, komuna Gjilan 8 raste, komuna Klinë 8 raste, komuna Pejë 8 raste, komuna Gjakovë 5 raste, komuna Vushtrri 5 raste, komuna Drenas 4 raste, komuna Fushë Kosovë 4 raste, komuna Mitrovicë 4 raste, komuna Obiliq 4 raste, komuna Deçan 2 raste, komuna Kamenicë 2 raste, komuna Lipjan 2 raste, komuna Podujevë 2 raste, komuna Prizren 2 raste, komuna Rahovec 2 raste, komuna Viti 2 raste dhe me nga një rast komunat Ferizaj, Hani i Elezit, Shtime, Skenderaj, Suharekë dhe Zubin Potok”, thuhet në njoftim.

Të dhënat e së martës tregojnë edhe për 139 pacientë të shëruar nga sëmundja që shkakton koronavirusi, duke bërë kështu që numri i tyre të arrijë në 10.782.

Bazuar në të dhënat e fundit, që prej shfaqjes së rasteve të para me koronavirus në Kosovë më 13 mars, numri i përgjithshëm i të infektuarve ka arritur në 14.301. Ndërkaq, raste aktive, sipas të dhënave të IKSHPK-së janë 2.951./Llapi.info