Lokale - eSIMy

Njëri nga ekspenentët e LDK-së, Bajram Gecaj, ka thumbuar ish-nënkryetaren Vjosa Osmani, pas deklaratës së kësaj të fundit se ‘me LDK’në ka përfundur gjithçka’.

Shefi i Kabinetit dhe këshilltari i Lartë në Ministrinë e Punëve të Brendshme, Bajram Gecaj, ka thënë se LDK-në e kanë lëshuar njerëz shumë më të rëndësishëm se Vjosa Osmani.

“Kundërshtimi i vazhdueshëm i politikave dhe vendimeve kyçe të organeve kryesore të partisë deshtem apo jo të hudhë në ujërat e kundërshtarëve poltik. Nga LDK, tani e 30 vite kane dalë figura të larta dhe me renome e autoritet më të madh, por ato/ata kanë pasë dinjitetin të largohen atëherë kur kanë hasur në kundërshtime të tilla. Asnjëherë më parë nuk janë detyruar organet e partisë të veprojnë si këtë herë”, ka thënë Gecaj për Mediafokus.info.

Përndryshe, Këshilli i Përgjithshëm i LDK-së, me shumicë votash, më 20 qershor 2020, shkarkoi nga detyra e nënkryetares Vjosa Osmanin dhe në vend të saj emëroi Avdullah Hotin.