Florian Bieber, Profesor i Historisë dhe Politikës së Evropës Juglindore në Universitetin e Gracit ka thënë se marrëveshjet e arritura në Shtëpinë e Bardhë nuk sjellin përfitime për dy vendet, Kosovën dhe Serbinë.
Bieber e ka përmbledhur marrëveshjen që sipas tij ka këto rezultate: Izraeli merr dy ambasada, Hoti merr një arsye pse është kryeministër ndërsa, Trump merr një marrëveshje paqeje në Lindjen e Mesme.
“’Marrëveshja’ që Trump ndërmjetësoi midis Serbisë dhe Kosovës nuk ofron përfitime për vendet. Ato ofrojnë përfitime për individët, Netanyahu merr edhe 2 ambasada në Jeruzalem, Vuçiq ndalon njohjen e Kosovës dhe merr çelësin e Shtëpisë së Bardhë…”, ka vlerësuar njohësi çështjeve të Ballkanit Perëndimor, Florian Biber.
Ndërsa, ai tha se kjo marrëveshje do të prezantohet si arritje nga presidenti Trump.
“Hoti merr një arsye pse është Kryeministër dhe Trump merr një marrëveshje paqeje në Lindjen e Mesme. Shumë dashuri për të gjithë”, ka vlerësuar ai.







