Raste të shumta të dhunës në familje janë raportuar javët e fundit në rajonin e Podujevës, raporton Llapi.info.
Një i tillë është raportuar të mërkurën, e që të njëjtin e ka bërë të ditur Policia e Kosovës.
“Podujevë 02.09.2020 – 16:00. Viktima femër kosovare ka informuar se bashkëshorti i saj i dyshuari mashkull K-Shqiptar kishte ushtruar dhunë psikike. Viktima ka shkuar tek familjarët e saj”, thotë PK.
Më tej, Policia ka bërë të ditur se i dyshuari gjendet në arrati, gjersa rasti është duke u hetuar./Llapi.info






